Pas periudhave tepër të vështira në jetën e saj, humbjes së bashkëshortit dhe më pas edhe vëllait, këngëtarja Celine Dion rikthehet në muzikë.
Me 26 gusht ajo do të sjellë albumin “Encoure un soir”, album i tëri në frëngjisht, i ideuar nga bashkëshorti René Angelil , i cili vdiq në janar të këtij viti.Ky projekt, për realizimin e të cilit çifti po kujdesej prej kohësh, erdhi si një homazh tjetër i këngëtares për bashkëshortin e saj. Ishte dëshira e çiftit muzikant që të punonin me krijuesin e këngës dhe emrit të albumit “Encore une soir”, Jacques Goldman, këngë kjo që u konkretizua me 24 maj.
Një këngë që Celine ia kishte kërkuar bashkëautorit francez ; “E di që ke shkruar gjithçka për mua, por ajo që po jetoj në këto momente është shumë e rëndësishme , nëse ti do më jepje pak nga magjia jote…..”, janë disa nga vargjet e këngës e cila arriti të renditej në 10 vende në listën e Top 10 në 22 vende dhe në Top 20 në 27 vende.