Pas përfundimit të çeljes së fushatës elektorale të PS, ka reaguar menjëherë kryedemokrati Lulzim Basha.
Nëpërmjet një videoje të shpërndarë në rrjetin social ‘Facebook’, Basha tregon të gjitha krimet që sipas tij ka bërë qeveria e Ramës.
Teksa shprehet se koha e krimit ka marrë fund, Basha fton të gjithë qytetarët nesër në shesh për protestën e opozitës në orën 19:00.
''Të gjithë të bashkuar do ta ndryshojmë fatin e vendit tonë! Nuk do ta lëmë Shqipërinë në duart e një bande që ka marrë peng të ardhmen e një populli të tërë. Koha e banditëve në pushtet ka mbaruar, ka ardhur koha e shqiptarëve! Asnjë hap pas! Nesër të gjithë në shesh në orën 19:00'', shkruan Basha.