INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çelja e negociatave për në BE, ky është kushti për Shqipërinë

Çelja e negociatave për në BE, ky është kushti për Shqipërinë

Publikuar më: 19:11 03-03-2017

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë si dhe Zëvendës Presidentja e Komisionit Evropian Federica Mogherini, zhvilloi sot një takim me studentët e Erasmus në Universitetin e Tiranës e shoqëruar nga Minsitri i Jashtëm Ditmir Bushati.
Gjatë fjalës së saj jo tha se kushti që BE të hapë bisedimet me Shqipërinë për anëtarësim është zbatimi i Reformës në Drejtësi.

“Reforma në Drejtësi është e rëndësishme jo vetëm se e kërkon Europa, por se e kërkojnë të gjithë qytetarët shqiptarë. Duhet ta zbatojnë këtë reformë me të njëjtën konsensus kur e miratuan. Një sistem i pavarur drejtësie do të luftojë krimin e korrupsionin, e do e bëjë vendin më tërheqës për investitorët e huaj. Tani ka ardhur koha që Shqipëria të marrë hapat e vet në rrugëtimin e BE, dhe atëherë ne do të jemi gati të hapim bisedimet,” tha Mogherini.

Gjatë orëve në vijim pritet që Mogherini të takojë kryeministrin Edi Rama, kreun e Kuvendit Ilir Meta, si dhe përfaqësues nga opozita.

Article Logic
Execution time: 0.0033400058746338