Çelsi i Antonio Kontes është gati të bëjë një çmenduri për të siguruar shërbimet e dy yjeve të Juventusit, Paul Pogba dhe Leonardo Bonuçi.
Dyshja e bardhezinjve është objektivi kryesor i Bluve të Londrës, bëjnë me dije gazetat angleze “Daily” dhe “Sunday Express”.
Mësohet se trajneri italian është gati të ofrojë 150 milionë euro për dyshen e “Zonjës së Vjetër”.
100 milionë euro do të shkojnë përkatësisht për Pogban dhe 50 për Bonuçin.