Pas barazimit të Real Madrid të paktë ishin ata që besonin në një hap fals të Barcelonës që do ta pengonte të merrte kreun e La Ligas pas javës së 7 të kampionatit, por ashtu edhe si një vit më parë Celta Vigo ka dalë triumfuese në një ndeshje plot emocione. Pione Sisto ka shënuar golin e parë të ndeshjes në të 22’ dhe 9 minuta më pas, ashtu edhe si një vit më parë, Iago Aspas shënon golin e dytë të ndeshjes. Daniel Wass ka shfrytëzuar momentin duke organizuar një kundër sulm dhe kroson në zonë një top, e mbrojtësi i Barcelonës, Jeremy Mathieu, në përpjekje për të larguar topin shënon autogol.
Në pjesën e dytë Barcelona hyn në fushë me ide më të qarta, duke shënuar dy gola të shpejtë me anë të Gerard Pique në të 58’ dhe më pas Naymar në të 64’ kthen në gol një penallti të fituar nga Andre Gomes. E kur shpresat katalanasve për të barazuar rezultatin u rritën ndjeshëm, Pablo Hernandez në të 77’ i ka dërguar shifrat në 4-2. Gerard Pique më të 87’ ka shënuar golin e dytë personal e të tretin për Barcelonen duke u rindezur sërish shpresat ekipit të tij për të dalë me pikë nga transferta ndaj Celta Vigos, por minutat e mbetura nuk sollën asnjë diferencë.