“Big Brother VIP” u prit me padurim pas një sezoni të parë të suksesshëm dhe po ndiqet me mjaft kuriozitet nga shikuesit që prej nisjes së tij të shtunën e 24 dhjetorit.
Kështu çdo lëvizje e banorëve po ndiqet me vëmendje nga ndjekësit detajistë, të cilëve nuk iu shpëton asgjë. Së fundmi në faqen zyrtare të “Big Brother Vip” ka ndezur debat mes ndjekësve dhe ka ngritur pikëpyetje në lidhje me rregullat dhe vërtetësinë e programit.
Në rulotën ku qëndron aktorja Olta Gixhari, shfaqet papritur një aparat, në dukje karikues “Samsung”. Fragmenti është bërë viral edhe në TikTok.
@kamila_mila_007 ♬ suono originale - ??Mila??Migel??
Disa prej komentuesve thonë se i përket cigares elektronike që aktorja përdormegjithatë, pritet reagimi i produksionit për ta sqaruar.
Kujtojmë se pasditen e djeshme një zarfi i zi në Big Brother Vip ka vënë në lëvizje banorët e shtëpisë, disa prej të cilëve më herët kanë thyer rregullat e vendosura nga Vëllai i Madh.
“Në shtëpi janë thyer rregullat, Vëllai i Madh do të marrë masa”, shkruante brenda zarfit. Se kush dhe cilat do të jenë masat këto do t’i shohim në vazhdim. Ndërkohë shumë nga banorët sugjeruan se kjo ka të bëjë me një diskutim për nominimet.
Aktorja Olta Gixhari theu rregullin e “Big Brother VIP Albania” ditën e sotme duke dalë nga ruloti. Kështu Olta theu rregullin e parë në “Big Brother Vip 2” duke dalë nga gardhi i rulotës dhe duke u futur në shtëpi. Ajo i është bashkuar banorëve të tjerë në tualetin brenda shtëpisë për të bërë rutinën e mëngjesit. Kjo sigurisht është e ndaluar.
Tani na mbetet të presim se çfarë dënimi do t’i japë Vëllai i Madh, Olta Gixharit.
Pas Olta Gixharit, edhe Ronaldo Sharka ka thyer një rregull të Vëllait të Madh. Gazetari është futur brenda rulotit, duke thyer kështu rregullin e kamperit. Armaldo ka qenë duke kërkuar për një palë syze por mesa duket nuk i ka gjetur dot. Menjëherë, Ronaldo është futur brenda rulotës dhe ka nisur të kërkojë me ngulm syzet. Mirëpo, ky veprim i gazetarit konsiderohet thyerje e rregullit të Vëllait të Madh. Përveç Oltës dhe Armaldos, nuk lejohet askush brenda kamperit.