INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Celularët në test: Fiton Vodafone [VIDEO]

Publikuar më: 13:26 09-03-2017

Cilësia e telefonatës, performanca e ngarkim dhe shkarkimit të videove si dhe cilësia e transmetimit të videove. Këto janë tre parametrat kryesore për të matur cilësinë një operatori telefonie në treg. Në fakt në Shqipëri kompania ndërkombëtare P3 Communications ka ndërmarrë një testim të tillë të mënyrës si funksionojnë kompanitë celulare, për ti renditur ato sipas cilësisë. Në fund të testimit të kryer në 24 qytete të vendit, kompania që ka fituar në të gjitha fushat vendin e parë ka qenë Vodafone Albania. 

Raporti P3 Communications:
“Pas testimeve sipas metodologjisë së standardeve Europiane, Vodafone Albania u çerfifikua “Më i miri në testim” me pikët më të larta të arritura ndonjëherë në vendin tonë, përkatësisht 827 pikë nga 1000 pikë dhe me një diferencë të konsiderueshme me operatoret e tjerë në treg”.
Krenar për rezultatet Drejtori i Përgjithshëm i “Vodafone Albania” Dietlof Mare premton eksperiencë ekselente edhe në të ardhmen.
Dietlof Mare:
“Kemi ndërtuar rrjetin më të fuqishëm në vend, me qëllimin e vetëm për t’iu përgjigjur kërkesave në rritje të klientëve për komunikim. Rezultatet e testimeve nga P3 Communications na bëjnë krenar për punën tonë deri më sot dhe na sfidojnë të punojmë fort për të qenë gjithnjë MË TË MIRËT me rrjetin me të besueshëm, më të shpejtë, më të sigurt dhe për ti garantuar klientëve tanë një eksperiencë ekselente nën rrjetin Vodafone”.
Në fakt ky rezultat ishte pothuajse i pritshëm pasi edhe vetë abonentët shqiptarë, preferojnë në shumicë këtë kompani. Shifrat tregojnë se 6 nga 10 shqiptarë kanë zgjedhur Vodafone Albania, që përbën 56 % të përdoruesve të telefonisë celulare.

Article Logic
Execution time: 0.00406813621521