Ronela Hajati është përfaqësuesja e Shqipërinë në Eurovison me këngën e saj ‘Sekret’.
Këngëtarja së fundmi, ka qenë pjesë e një konferencë për shtyp në Torino ku ka folur për bullizmin dhe komentet negative me plot vetëbesim. Por si duket, Ronela nuk i ka përballuar dhe aq mirë komentet e shumta negative, të cilat e kanë prekur artisten.
Ronela ka postuar dje në rrjetin social “Twitter” një shkrim ku tregon se sa i mungon studioja e saj, të bërit muzikë dhe fansat. Artisjta u shpreh se ka punuar shumë për performancën që do të paraqesë në festivalin e madh por njerëzit nuk janë ende të kënaqur me të.
“Më mungon studioja ime, të bëj muzikë, koncertet, fansat. Kam punuar në çdo detaj për 5 muaj dhe njerëzit janë ende të pakënaqur nga unë. Kjo është ajo që mund të bëj, më vjen keq. Le të përfundojë sa më shpejt. Fikini televizorat kur të performojë këtë m*t performance sepse do ta harroni më shpejt!”– shkroi ajo në postim.
Mirëpo si duket Ronela ka marrë një vendim, që ta fshijë postimin që mori vëmendjen e të gjithëve. Por ende nuk dihet nëse ka qenë vendimi i saj apo Eurovision e ka censuruar sërish, këtë herë duke i hequr postimin e saj në Twitter?!
E ftuar në “Goca dhe gra”, Ronela ka sqaruar se veprimi i “censuruar” ishte thjesht një lëvizje dore dhe se duhej të ishin marrë foto të tjera gjatë performancës në skenë.
“Është një lëvizje, që thjesht shkon dora dhe është kapur aty. E di si është puna, kemi pasur një suport shumë të madh nga njerëz që as nuk i njoh. Komentet negative janë shumë të pakta. Unë i pikas këto se dua t’i shoh. Problemi është se komentet pikante janë vetëm bullizuese dhe të poshtra, sa je shëndoshur sa kile ke shtuar. Koreografia është censuruar se ka video të tjera që duhet të ishin marrë”.– tha Ronela.