INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Censuroi “Eurovision” dhe Eugent Bushpepën,  vjen hakmarrja kundër Kinës

Censuroi “Eurovision” dhe Eugent Bushpepën, vjen hakmarrja kundër Kinës

Publikuar më: 14:43 11-05-2018

Unioni Europian i Transmetimeve i ndaloi një prej kanaleve televizive më të famshme të Kinës që të transmetojnë festivalin “Eurovision Song ‘ pasi ai censuroi elementë të komunitetit “LGBT” që u zhfaqën gjatë festivalit.

Televizioni “Mango TV” u kritikua në rrjetet sociale, pasi shfokusoi gjatë transmetimit flamujt shumëngjyrësh si dhe tatuazhet, gjatë gjysmëfinales së ditës së martë.

Televizioni kinez nuk transmetoi këngën e Irlandës, për shkak të lidhjes homoseksuale që ajo paraqiste.

Të njëjtin fat pësoi edhe kënga e Eugent Bushpepës, por këtë herë për shkak të tatuazheve të këngëtarit.
Unioni Europian i Transmetimeve tha se kjo censurë nuk përkon me vlerat e tij të diversitetit.

Për këtë arsye, EBU-ja ndërpreu çdo raport me televizionin kinez, që nuk u lejua të transmetojë gjysmëfinalen e dytë dhe nuk do të transmetojë as finalen e madhe.

’ Fatkeqësisht do të ndërpresim menjëherë bashkëpunimin me televizonin dhe nuk do të lejohet as transmetimi i finales’ thuhej në deklatrën e EBU.

Por përtej cdo pengese,  Lisbona është e pushtuar nga mijëra fansa të cilët po presin finale e madhe të së shtunës ku në garë janë 26 këngë dhe përfaqësuesi shqiptar Eugent Bushpepa do të këndojë i 12.

Ndërsa gara mbyllet me Italinë me Ermal Metën.

 

Article Logic
Execution time: 0.0021669864654541