INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Census i ri i popullsisë, gjobë kush nuk e plotëson apo gënjen

Census i ri i popullsisë, gjobë kush nuk e plotëson apo gënjen

Publikuar më: 11:20 30-08-2018

Censusi i ri i popullsisë së Shqipërisë do të bëhet në vitin 2020 dhe pritet të ofrojë të dhëna në disa fusha. Drafti i ri me 20 pika që pret miratimin e Parlamentit, thekson se të gjithë ata qytetarë që do t’i shmangen regjistrimit do të gjobiten me gjoba deri në 100 mijë lekë (të reja). Po ashtu do të gjobiten edhe ata që japin të dhëna të rreme në deklarimin e tyre.
"Të gjithë personat e rritur, me shtetësi shqiptare apo të huaj, si dhe personat pa shtetësi, me përjashtim të personelit diplomatik të akredituar në Shqipëri, të cilët në momentin e Censit po jetojnë brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, janë të detyruar të japin informacionin e kërkuar në pyetësorët e Censit, në përputhje me pikën 2, shkronja “ç”, paragrafi “iii” i nenit 10 të këtij ligji. 2. Personat e përmendur në pikën 1 të këtij neni janë të detyruar të japin informacionin e kërkuar: a) në mënyrë të plotë; b) në mënyrë të saktë dhe të besueshme",- thuhet në nenin katër të draftit.
Censusi ofron të dhëna për: a) numrin dhe shpërndarjen gjeografike të popullsisë rezidente; b) strukturën demografike dhe karakteristikat kryesore të popullsisë; c) numrin, shpërndarjen gjeografike dhe strukturën e banesave dhe të ndërtesave, që përdoren për qëllime banimi; ç) kushtet e strehimit të popullsisë" sqarohet në draft.

Article Logic
Execution time: 0.0034689903259277