Franca na uroi mirëseardhjen me këtë ceremoni madhështore të hapjes së Euro 2016 para fillimit të ndeshjes Francë-Rumani. Kompania italiane “Filmmaster Events” në bashkëpunim me kompaninë franko-kanadeze “Circo de Bakuza” në një përgatitje 2 vjeçare, na mahnitën me këtë ceremoni spektakolare. Epiqendra e ceremonisë ishin padyshim, Dj David Guetta dhe këngëtarja suedeze Zara Larsson, duke prezantuar këngën zyrtare të Euro 2016. 24 flamujt e ekipeve që luajnë në kampionat, mes tyre dhe ai shqiptar u prezantuan në tribunat e stadiumit.
Sigurisht që nuk mund të mungonte edhe maskoti i Euro 2016 “Super Victor”. Objektivi i ceremonisë ishte festimi për fillimin e një evenimenti madhështor që do të na mbajë para televizorit për 1 muaj me rradhë si dhe pasqyrimi i kulturës franceze. Ashtu si shumë futbolldashës të tjerë, edhe kryeminstri Rama ka postuar një video në Facebook gjatë zhvillimit të ceremonisë së hapjes.