Ditën e djeshme Dritan Hoxha do të mbushte 50-vjeç dhe Top Channel organizoi një fest në nder të themeluesit të saj. Personazhe të ndryshëm të medias u bashkuan për të përkujtuar Tanin e Topit dhe të pranishmit publikuan shumë foto e video të ndryshme nga ceremonia, por ajo që u vu re ishte mungesa e Lori Hoxhës. Para dy ditësh ajo ka publikuar foto ku tregonte se ndodhej në Angli dhe vetëm disa minuta më parë ka ndarë me ndjekësit një video ku shihet po në Londër.