Nuk kanë të ndalur shakatë pa kripë të presidentit të SHBA-së Donald Trump.
Këtë herë kreu i Shtëpisë së Bardhë është sërish në qendër të kritikave pasi ka lëshuar deklarata irozinuese tërësisht me sfond racor.
Gjatë një ceremonie në Shtëpinë e Bardhë në nder të veteranëve autoktone amerikane Navaho manjati iu referua ketyre te fundit, duke përsëritur pseudonimin që i ka vënë kundërshtares së tij politike, Elizabeth Warren, të cilën e quan Pokahontas.
“Ju keni qenë këtu shumë kohë përpara nesh. Ne kemi një përfaqësuese në Kongres për të cilën thonë se i ka rrënjët shumë të thella këtu. Ajo quhet Pokahontas”, u shpreh trump. Kujtojme se Pokahontas,ishte vajza e një lideri të fuqishëm indian në Virxhinian koloniale të shekullit të 17-të, pjesë edhe e filmit vizatimor. Gjatë fushatës presidenciale ky lloj etiketimi nxiti brohorima dhe kritika, por të hënën të pranishmit në ceremoni heshtën .
Senatorja Warren, një ikonë progresiste nga Masacusetes deklaroi më vonë se ishte një fatkeqësi e madhe që presidenti amerikan bënte komente të tilla racore gjate një ceremonie për nderimin e heronjve.
Ndërsa zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë u shpreh se presidenti nuk kishte për qëllim të përdorte tone raciste, por donte të thoshte se senatorja e ka përdorë origjinën e saj vetëm për përfitime politike.