INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Certifikata e Gent Cakajt sot diskutohet në Parlament

Certifikata e Gent Cakajt sot diskutohet në Parlament

Publikuar më: 09:27 31-01-2019

Gent Cakajt, të cilit kryeministri ia delegoi kompetencat e ministrit të Jashtëm, sot do të bëhet objekt diskutimi në sancën parlamentare. 

Rendi i ditës, mes çwshtjeve tw tjera, parashikon diskutim edhe për kërkesën e opozitës për ngritjen e një komisionit hetimor për pajisjen e Cakajt me certifikatë sigurie, në kohën që kreu i qeverisë e propozoi për ministër të Jashtëm. “Kërkesë e më shumë se ¼ së deputetëve të Kuvendit, anëtarë të grupeve parlamentare të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim “Për ngritjen e komisionit hetimor “Për kontrollin e ligjshmërisë së veprimeve të organeve të pushtetit ekzekutiv dhe të institucioneve të tjera shtetërore në pajisjen e z. Gent Cakaj me “certifikatë të sigurisë” dhe zbatimi i ligjit për administrimin dhe përpunimin e informacioneve pa qenë i pajisur më parë me këtë dokument në cilësinë e tij si zëvendësministër për Europën dhe Punët e Jashtme, apo detyra të tjera shtetërore”, thuhet në rendin e ditës së seancës së sotme parlamentare.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0035550594329834