Radhët për tu pajisur me certifikatë ka qenë një nga problemet dhe ankesat e qytetarëve. Ky dokument, i cili kërkohej në çdo zyrë shtetërore, tashmë me reformën dhe kalimin onlinë të këtij dokumenti nuk është më i domosdoshëm, pasi zyrat shtetërore kanë për detyrë që këtë dokument ta nxjerrin vetë. Madje qytetarët mund ta printojnë edhe vetë onlinë certifikatën, pa pasur nevojë të shkojnë në zyrat e Gjendjes Civile. Në uri9min për një ditë të mbarë, kryeministri Edi Rama ka sjellë pamjet dje dhe sot, të radhëve të qytetarëve në zyrat e Gjendjes Civile.
Edi Rama:
“MIRËMËNGJES ?
dhe me këto pamje të radhëve në zyrat e gjendjes civile dje dhe lehtësisë për tu pajisur me një çertifikatë sot, ju uroj një ditë të mbarë”