INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çështja çame, BE i përgjigjet reagimit të ashpër të Greqisë: Dialogoni me Shqipërinë!

Çështja çame, BE i përgjigjet reagimit të ashpër të Greqisë: Dialogoni me Shqipërinë!

Publikuar më: 17:27 30-09-2016

Athina zyrtare është tërbuar nga deklarata e Hahn Komisionerit për Zgjerim në Be, lidhur me çështjen Çame dhe një ditë pas atij reagimi të ashpër, Brukseli ka mbajtur të njëjtin qëndrim, madje e ka përforcuar atë me anë të një deklarate nga zëdhënjsa Maja Koçijançiç.

Kjo e fundit pasi është pyetur nga gazetarët grekë në Bruksel lidhur me këtë çështje të nxehtë, deklaroi se flitet për Shqipërinë dhe Greqinë, Komisioni është informuar në fillim të vitit nga të dy vendet se ka qëllime për të thelluar dialogun mes tyre dhe të diskutojnë një sërë çështjesh të rëndësishme, që kërkojnë qartësi për të forcuar marrëdhëniet dypalëshe.

Po në këtë kontekst, Komisionieri inkurajoi të dy vendet që të vijojnë bashkëpunimin. Kjo është dhe fryma në të cilën Komisioneri i përgjigjet një numri pyetjesh nga anëtarët e Parlamentit Europian dhe ato duhet të shihen në këtë dritë.

Ne jemi të informuar mbi qëndrimet e dy vendeve për të thelluar dialogun dhe duke i inkurajuar ata që të shmangin keqkuptimet e mundshme mbi çështjet më të rëndësishme”, deklaroi Koçijançiç.

Article Logic
Execution time: 0.0038371086120605