INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çështja çame, Kotzias: Bashkëpunuan me nazistët, Bushati s’kemi pretendime territoriale [FOTO]

Çështja çame, Kotzias: Bashkëpunuan me nazistët, Bushati s’kemi pretendime territoriale [FOTO]

Publikuar më: 11:29 06-06-2016

Ministri i Jashtëm Grek Nikolaos Kotzias është detyruar që të nisë vizitën e tij zyrtare në Tiranë i përballur nga protesta e shoqatës “Çamëria”. Për këtë arësye ai është futur në godinën e Ministrisë së Jashtme nga dera dytësore. Kjo çështje ishte jo vetëm pjesë e dialogut pa praninë e medias, por dhe në komunikimin e tyre publik. Duke theksuar disa herë se ligji I luftës nuk ka vlerë pas firmosjes së marrëveshjes së miqësisë mes të dy vendeve në 1996 Kotzias lëshoj dhe një deklaratë të fortë kudnër komunitetit çam. 

Kotzias për ligjin e luftës:
“Greqia beson se me deklaratën e 1987 ne nuk jemi në luftë. Kjo është e vërtetë. Marëveshja e miqësisë në 1996 është e vërtetë. Integrimi i Shqipërisë në NATO dhe prespektiva e hyrjes në BE na bën jo vetëm miq por dhe partnerë. Nëse ekzistojnë dyshime nëse jemi ose jo në gjëndje lufte do të jetë objekt diskutimi që do të zhvillohet dhe do të gjejmë”.
Kotzias për çështjen çame:
“Ekziston dhe disa çamë që bashkëpunuan me pushtuesit gjermanë, që kishin bërë zhvatjen e popullsisë në zonën e Epirit. Ndryshe nga njerëzit e tjerë u larguan nga vendi dhe nuk u ekzekutuan. Duhet të kemi kujdes kur flasim për këta çamë, sepse nuk nënkuptojmë asnjë grup qytetarësh shqiptarë dhe Shqipërinë. Pasi disa duan të bëjnë të njëjtë bashkëpunëtorët me ata që merren me nazizmin gjerman dhe me ata që nuk kanë jetuar asnjëherë në Greqi. Ne kemi përqasje të ndryshme dhe këto janë të njiohura nga pikëpamja e histories”.
Por kreu i diplomacisë shqiptare Ditmir Bushati tha se sa i përket çështjes çame, vendi ynë nuk ka pretendime territoriale, por kërkon drejtësi të munguar.

Çështja çame, Bushati:
“Çështja çame është pjesë e kapitullit që e ka origjinën në Luftën e Dytë Botërore. Jemi vende fqinje dhe është normale të kemi lexime të ndryshme, besojmë se një trajtim realist do të zbuste tonet nacionalsite dhe të vendoste drejtësinë e munguar. Nuk bëhet fjalë për pretendime territoriale. Shqipëria nuk ka asnjë lloj pretendimi territorial por vendosje e një drejtësie të munguar”.

Article Logic
Execution time: 0.0036370754241943