INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çështja e emigrantëve në samitin e BE-së. Kurz mbështet propozimin, Frontex duhet forcuar

Çështja e emigrantëve në samitin e BE-së. Kurz mbështet propozimin, Frontex duhet forcuar

Publikuar më: 13:04 18-09-2018

Pas tre ditësh në Salzburg të Austrisë, e cila merr presidencën e rradhës të BE-së do të mbahet samiti evropian kushtuar emigrantëve. Kancelari austriak Sebastian Kurz njoftoi gjithashtu organizimin e samitit BE-Afrikë në dhjetor, ndërsa presidenti francez bëri thirrje për kthimin sistematik të emigrantëve. 32-vjeçari Kurz, një përfaqësues i linjës anti-emigrantë që siguroi fitoren në zgjedhjet e tetorit 2017 pikërisht me këtë "kalë beteje", kryeson qeverinë e djathtë dhe të krahut të djathtë.

"Ne do të organizojmë samitin e Evropës dhe Afrikës në dhjetor, shpresojmë për mbështetje nga Franca. Duam të përqendrohemi në zhvillimin ekonomik të Afrikës", tha Kurz, i cili po viziton Francën.

"Në parim, samiti është një ide e mirë", tha Pallati Elysee duke kujtuar fjalimin e Emanuel Macron mbi dëshirën për të forcuar partneritetin evropian me Afrikën.
Kurz u tha gazetarëve se ai mbështet propozimin nga Presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker se deri në 2020 Frontex (Agjencia Evropiane e Mbrojtjes së Kufirit" duhet forcuar me 10,000 roje kufitare. Megjithatë, Macron u pajtua me prioritetin e Vjenës, pra "luftën kundër emigracionit të paligjshëm duke siguruar kufijtë e jashtëm".

Kjo temë do të jetë në orarin e një takimi joformal në Salzburg të mërkurën, i cili nënvizoi mosmarrëveshjet mes vendeve evropiane që rrethojnë shtyllën e emigracionit. Ndërkohë mësohet se urat do të jenë tema e dytë e rëndësishme e këtij samiti.

Article Logic
Execution time: 0.0022368431091309