Besojmë një situatë e tillë me gazetarë nuk i ka ndodhur vetëm Florit por shumë personazheve publikë.
Flori ka postuar mbrëmjen e kaluar në Instagramin e tij një screenshot të mesazhit që i ka dërguar një gazetare në Ëhatsapp. Si duket producentin e ka acaruar fakti që gazetarja në fjalë nuk i është prezantuar si fillim dhe më pas ka shkruar sikur Flori nuk donte të prononcohej.
Me pas shkruan: E pyetëm Florin dhe ai na tha, preferoj mos të përgjigjem!!!! P.S mbase jam keqkuptuar por minimalisht një prezantim është i nevojshëm në një komunikim! Gjithsesi HALLALL BISH ..” ka shkruar ai krah fotos pas publikimit të së cilës kanë vërshuar komentet e ndryshme disa prej të cilave edhe kritikuese për gjestin e tij.
Megjithatë, e mësuat se nëse herë tjetër doni ta kontaktoni Florin, prezantohuni më parë.