INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çështja e kufirit përplas politikën në Kosovë. Opozita përgatit rezolutën kundër Thaçit

Çështja e kufirit përplas politikën në Kosovë. Opozita përgatit rezolutën kundër Thaçit

Publikuar më: 16:29 04-09-2018

Tri ditë përpara takimit të Brukselit mes presidenteve Thaçi e Vuçiç, ku pritet të diskutohet çështja e kufijve, Kuvendi i Kosovës nuk arrin të gjejë gjuhën e përbashkët sa i përket rezolutës, e cila synon të ndalojë kreun e shtetit të hyjë në bisedime për territoret. Duke nisur nga mëngjesi i kësaj të marte parlamenti ka shtyrë disa herë seancën e dytë të jashtëzakonshme të kërkuar nga opozita,
e cila kundërshton me force idenë e presidentit Hashim Thaçi për korrigjimin e kufijve.
Nëpërmjet një resolute, opozita në Prishtnë kërkon që Presidntit Thaçi ti ndalohet të bisedojë me Serrbinë për kufirin.

Ndërkohë, shumica në parlament paraditen e sotme miratoi grupin negociator, i cili do të monitorojë dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit.

Por kjo seancë u bojkotua nga opozita me argumentin se ekipi negociator nuk përfaqëson vullnetin e shumicës së qytetarëve. Ishte Kryeministri Ramush Haradinaj i cili ndonëse kundërshtoi me forë idenë e korrigjimit të kufive, prezanttoi grupin negociues i kryesuar nga Fatmir Limaj. Kreu i qeverisë në një prononcim për mediat shigjetoi opozitën për mungesën në seancë.
Seancat e jashtëzakonshme në parlament u kërkuan pak ditë para takimit të radhës ndërmjet presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, të cilët kanë kërkuar mbështetje për një marrëveshje në kuadër të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, që mund të përfshijë edhe ndryshimin e kufijve. Jehona e debatit ka dalë jashtë kufijve të rajonit, duke nxitur reagime qoftë nga vendet e BE-së, ashtu edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Article Logic
Execution time: 0.0040628910064697