Teksa ende vijojnë akuzat për producentin e famshëm Harvey Weinstein një detaj shokues ka kthyer të gjithë situatën përmbys. Avokati i tij Benjamin Brafman ka publikuar mesazhin e një prej femrave që e ka akuzuar atë për përdhunim. Në të shkruhet: “Më mungon shumë dhe shpresoj të takohemi sa më shpejt sepse jam shumë keq”.
Ky mesazh është dërguar nga një prej ‘viktimave’ pas periudhës së akuzave. Avokati i tij kërkon shfajsimin e Weinstein nga të gjitha akuzat e gjithashtu këmbëngul që kjo çështje të mbyllet një herë e mirë.