INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çështja “Shukriu”, reagon Berisha: “Si gjithnjë, fajin e ka Saliu”

Çështja “Shukriu”, reagon Berisha: “Si gjithnjë, fajin e ka Saliu”

Publikuar më: 15:45 14-05-2016

Nuk ka munguar reagimi i ish Kryeministrit Sali Berisha  për çështjen “Shukriu”. Ai shkruan se mediat sociale kanë shpërthyer kundër vajzës 20-vjeçare që filmoi kryebashkiakun e shkarkuar të Peshkopisë, Shukri Xhelili, i cili i kërkonte asaj favore seksuale në këmbim të një vendi pune.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Berisha shkruan se mediat e kontrolluara nga Rama dhe Endri Fuga janë përpjekur ta paraqesin ngjarjen si një kurth të realizuar nga armiku. Berisha i përgjigjet këtyre lajmeve me një sms të qytetarit dixhital.

“Të dashur miq, këto dy ditë në mediat sociale dhe jo vetëm të majta ka shpërthyer një histeri kolektive kundër një vajze 20 vjeçare, që me guxim të madh nxori cullak para publikut kreun siçilist të Bashkisë së Dibrës, Xhelili, i cili shiste vendet e punës kundrejt seksit. Në këtë fushatë, Rama me Fugen nga njëra anë, ka ndërsyer ultësisht mediat e kontrolluara prej tij për të demonizuar vajzën e guximshme dibrane, nga ana tjetër, njëlloj si në rastin e Riformatos, përpiqen ta paraqesin si një kurth të organizuar nga armiku madje duke përmendur pashmangshmërisht dhe emrin tim. Te gjitha ketyre po ju pergjigjem me nje mesazh qe sapo me erdhi nga qytetari dixhital. sb

“Pershendetje doktor Ajo vajza ka rastis fatkeqe se po ti kishte ndodhur kjo histori me Ramen ai do te ja bente burrin minister,me respekt F.N”

Article Logic
Execution time: 0.003464937210083