INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Çështja Shullazi, Tahiri - Nikolla në prokurori [VIDEO]

Publikuar më: 11:59 24-03-2017

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri pasi ka dëshmuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në lidhje me çështjen e Emiljano Shullazit kur ka dalë thuajse nuk ka zbardhur asnjë detaj nga ajo që ka thënë brenda në sallë. Ai është thirrur në lidhje me çështjen e kërcënimit të rektorit Mynyr Koni, pasi ky i fundit u kërcënua një vit më parë para zgjedhjeve për rektorin e Universitetit të Tiranës nga një grup personash që e hipën në mjetin e tyre.

Tahiri: Dëshmova për detyrën që kam bërë për rastin kur dy profesorët deklaruan se u kërcënuan. Jam shumë i bindur se do të keni rastin të pyesni edhe Z. Koni të merrni të dhëna edhe nga ai siç jam i bindur se keni aftësi të spikatura të merrni të dhëna si nga Prokurori dhe nga Policia si dhe deklarimi im do të jetë i administruar e do keni rastin të njiheni me çfarë kam deklaruar.
Tahiri u pyet dhe për akuzat e opozitës kundrejt tij kur ishte ministër po dhe për këtë nuk dha përgjigje konkret. Tha shkurt se fjalët e Saliut e bëjnë më të fortë. Sot dëshmoi dhe Ministria e Arsimit Nikolla por që ndryshe nga Tahiri zgjodhi të hynte nga një tjetër derë në Prokurori me sa duket për t’iu fshehur kamerave.

Për më shumë ndiqni kronikën e transmetuar në IN News...

Article Logic
Execution time: 0.0036270618438721