INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çështja ‘Skënderbeu’: Hetime dhe ndaj zyrtarëve të FSHF-së dhe gjyqtarëve

Çështja ‘Skënderbeu’: Hetime dhe ndaj zyrtarëve të FSHF-së dhe gjyqtarëve

Publikuar më: 10:25 07-04-2017

Prokuroria shqiptare më në fund ka reaguar dhe ka nisur hetimin për çështjen “Skënderbeu” ku dyshohet për trukime ndeshjesh.

Ditën e djeshme prokuroria ka dërguar fletë-thirrje për: Orges Shehi, Marko Radas, Bajram Jashanican por këta nuk janë të vetmit që do të merren në pyetje.

Burime të përditshmes sportive “Panorama Sport” pranë Prokurorisë së Tiranës bëjnë me dije se përveç pjesëtarëve të Skënderbeut do të thirren edhe futbollistë dhe zyrtarë të Flamurtarit.

Hetimet do të thellohen akoma edhe më shumë pasi në prokurori do të thirren gjyqtarë, zyrtarë të FSHF-së dhe zyrtarë të klubeve të tjera.

Numri i atyre që pritet të merren në pyetje gjatë javëve në vijim është afro 20 dhe ka pjesëtarë të disa klubeve të Superiores.

Kujtojmë që për shkak të dyshimeve për fiksime ndeshjesh, UEFA ka pezulluar Skënderbeun për një vit nga Kupat e Europës.

Article Logic
Execution time: 0.003450870513916