INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Hetimi i Tahirit, vjen edhe reagimi i Bashkimit Evropian

Hetimi i Tahirit, vjen edhe reagimi i Bashkimit Evropian

Publikuar më: 19:25 26-10-2017

Jeta politike në vend po “zien” nga çështja “Tahiri” dhe sigurisht nuk mund të mos tërhiqte vëmendjen e ndërkombëtarëve. Pas zyrtarit të lartë amerikan Hoyt Brian Yee dhe ambasadorit Donald Lu, ka folur dhe Zëdhenësja e Komisionit Europian, Maja Koçijançiç. Ajo deklaroi se pritshmëria e Brukselit është që hetimi dhe të gjitha hapat e nevojshme të ndërmerren në përputhje me standardet ndërkombëtare.
Ajo tha se Bashkimi Europian do ta monitorojë këtë çështje nga shumë afër. “Ju e dini që Komoisioni Europian përgatit raportin e tij vjetor, ku kjo do të jetë në një vëzhgim të rreptë, duke qenë se lufta kundër krimit të organziuar dhe reforma e drejtësisë janë prioritete”, u shpreh ajo në një konferencë për shtyp, e pyetur nga gazetarja e TvKlan.

Article Logic
Execution time: 0.0034298896789551