INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çështja Tahiri, alarmi Prokurorisë:Publikimi i të dhënave sekrete cënon hetimin

Çështja Tahiri, alarmi Prokurorisë:Publikimi i të dhënave sekrete cënon hetimin

Publikuar më: 20:58 21-10-2017

Në një deklaratë për mediat Prokuroria e Përgjithshme bën me dije se në Këshillin e Mandateve dhe Imuniteteve ditën e sotme janë bërë publike prova dhe fakte sekrete.

Sipas Prokurorisë këto fakte të publikuara gjatë paraqitjes së provave në seancë me dyer të mbyllura cënojnë jo vetëm hetimin por vënë në rrezik serioz edhe persona që kanë dijeni për rrethanat e hetimit.

Deklaratë e Prokurorisë për Krime të Rënda

'Prokuroria për Krime të Rënda konstaton me shqetësim se, prova dhe fakte të paraqitura prej saj në Këshillin e Mandateve dhe Imuniteteve, në Kuvendin e Shqipërisë, janë bërë dhe po vijojnë të bëhen publike.

Rasti me flagrant është shënuar ditën e sotme (e Shtunë), kur, nga brenda Këshillit, gjatë paraqitjes së provave në seancë me dyer të mbyllura, janë publikuar të dhëna të cilat, jo vetëm cënojnë hetimin, por edhe vënë në rrezik serioz persona që kanë dijeni për rrethanat e hetimit.'thuhet në njoftim

Prokuroria bën me dije se në seancat e Kuvendit janë shqyrtuar të dhëna për një grup hetimor të strukturuar me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Disa prej tyre janë në kërkim . Ata qëndrojnë të fshehur dhe rezulton se nuk ka asnjë rezultat për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore e për këtë qrsye ata përbëjnë rrezik serioz për jetën e personave që kanë dijeni për veprën penale.

Në njoftimin për mediat thuhet se në seancën e sotme prokuroi Hadermataj tërhoqi vëmendjen e Këshillit për të rujatur sekretin e të dhënëve hetimore. Por pavarsisht kësaj vlerëson prokurori të dhëna të ndryshme u bënë publike.

Në njoftim përcaktohet se nxjerrja e sekretit hetimor përbën vepër penale dhe ndëshkohet me ligj.

'Por, konstatohet se publikimi i të dhënave “sekret”, sidomos mbi ekzistencën e personave që kanë dijeni për rrethanat e hetimit, cënon rënde të gjithë procesin hetimor që është në vijim, si edhe intimidon e cënon integritetin fizik të këtyre personave' mbyllet njoftimi.

Article Logic
Execution time: 0.0036258697509766