Sot do ti paraqitet për votim parlamentit kërkesa e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për arrestimin e deputetit socialist Saimir Tahiri.
Në seancë do të paraqiten dy raporte të ndryshme, njeri nga mazhoranca dhe tjetri nga opozita, pasi në Këshillin e Rregullores palët nuk ranë në një qendrim.
Partia Socialiaste refuzon arrestimin e deputetit të saj dhe pranon vetëm hetimin e tij edhe e ka pezulluar nga Grupi i saj parlamentar deri në përfundimin e hetimit. Ndësa Partia Demokratike me aleatët, përfshirë LSi që i është bashkuar, kërkojnë arrestimin e Tahirit si rruga e vetme për të zbardhur të vërtetën lidhur me trafikun e drogës.