INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çështja Tahiri, gazetari italian: Sipas përgjimeve nuk ka dyshime, i përfshirë ish-ministri

Çështja Tahiri, gazetari italian: Sipas përgjimeve nuk ka dyshime, i përfshirë ish-ministri

Publikuar më: 17:46 02-11-2017

Ndërsa këtë të enjte gjykata e Katanias la në burg Moisi Habilaj dhe bashkëpunëtorët e tij, një prej gazetarëve italianë i cili publikoi përgjimet ku përmendej edhe emri i ish ministrit Tahiri shprehet se hetimi zgjat prej shumë kohësh dhe se ka shumë prova.

Gjatë në komunikimi për mediat shqiptare Gazetari i “Meridioneës” Dario De Luca konfirmon se nga hetimet e deritanishme bëhet fjalë për ish ministrin.

Kujtojmë se pas përmendjes së emrit Saimir nisën të ngriheshin shumë pikëpyetje, bëhej fjalë për ish ministrin e brendshëm apo një tjetër Saimir.

‘Sipas asaj që është shkruar në aktet e Prokurorisë së Catanias, Saimiri për të cilin flitet në përgjime duhet të jetë ish-ministri i Brendshëm. Është shënuar në raportet dhe aktet e hetimit të Guardia di Finanza” shprehet gazetari i cili shpjegon se hetimet vijojnë dhe se duhet arrestuar edhe Florian Habilaj.

Article Logic
Execution time: 0.0034749507904053