INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çështja Tahiri: Meta nuk komenton imunitetin...

Çështja Tahiri: Meta nuk komenton imunitetin...

Publikuar më: 18:45 26-10-2017

I ftuar në Konferencën ndërkombëtare “Forcimi i vendimeve në Gjykatë”, Presidenti, Ilir Meta u pyet nga gazetarët në lidhje me çështjen e imunitetit të deputetit Saimir Tahiri.

Presidenti, Ilir Meta, ka refuzuar të behet pjesë e debatit për imunitetin e ish-Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, por i ka bërë thirrje politikës që të bashkëpunojë në luftën kundër krimit dhe drogës. Në një prononcim të shkurtër për mediet, Meta tha se forcat politike dhe institucione duhet të bashkohen për të garantuar sundimin e ligjit.

Presidenti në Konferencë ngriti problematikën e mosekzekutimit të vendimeve gjyqësore, teksa kërkoi që Kuvendi të tregohet i kujdesshëm në ndërhyrjen në paketën ligjore për përmbaruesit, që bën pjesë tek profesionet e lira.

“Nuk kam asnjë debat për çështjen e imunitetit por të gjithë forcat politike dhe institucionet e drejtësisë duhet të bashkohen në luftën kundër trafiqeve dhe kundër drogës në përpjekjen për sundimin e ligjit”, është shprehur Meta.

Article Logic
Execution time: 0.0036840438842773