INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çështja 'Toyota Yaris', Lulzim Basha HUMB gjyqin me Taulant Ballën. Ja sa gjobitet kreu i PD

Çështja 'Toyota Yaris', Lulzim Basha HUMB gjyqin me Taulant Ballën. Ja sa gjobitet kreu i PD

Publikuar më: 13:15 21-01-2019


Lulzim Basha është dënuar sot për shpifje nga Gjykata Penale, pas padisë që bëri Taulant Balla lidhur me çështjen ''Toyota Yaris''.

Ai u dënua me 50 mijë lekë gjobë. Vetë Balla e quajti "vendim historik" ndërkohë që paralajmëroi kreun e PD-së se do të përballet dhe me një padi tjetër.

“Ne politikanët duhet të kuptojmë që jemi qytetarë e duhet të trajtohemi njëlloj nga gjykata. Vendimi i gjykatës sot është një vendim historik ne duhet të reflektojmë gjatë. I pari që duhet të reflektojë është Lulzim Basha i cili sot është shpallur fajtor dhe duhet të shlyejë dënimin e merituar që sot gjykata dha. I kërkoj PD e Lulzim Bashës të heqë dorë nga kjo politike bajate e bazuar në shpifje.

Basha sot është shpallur fajtor dhe i detyrohet shtetit shqiptar të shlyejë dënimin që sot gjykata dha. “Do i kërkoja Bashës dhe PD-së që të heqin dorë nga kjo politikë bajate e bazuar në shpifje. Ky vendim gjykate të jetë një moment që PD të reflektojë në marrëdhënien ndërinstitucionale që ka qoftë me maxhroancën, qoftë me Kuvendin apo institucionet e tjera”, deklaroi kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.

Balla foli dhe për 21 janarin e 2011 në 8-vjetorin e asaj dite. “Të jeni të sigurt që ai krim do hetohet dhe fajtorët do dënohen”, tha deputeti i PS.

Article Logic
Execution time: 0.0037970542907715