INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çështja 'Toyota Yaris'/ Pas akuzave të Bashës ndaj Ballës, gjyqtari kërkon EMRIN e informatorit

Çështja 'Toyota Yaris'/ Pas akuzave të Bashës ndaj Ballës, gjyqtari kërkon EMRIN e informatorit

Publikuar më: 12:34 04-12-2018

Sot është zhvilluar seanca e rradhës mes Taulant Ballës dhe Lulzim Bashës lidhur me 3.4 milion eurot e çështjes Toyta Yaris.

Gjatë seancës, gjyqtari Gerdi Hoxha ka kërkuar të dijë mbi personin që i ka dhënë informacionin Bashës për përfshirjen e Taulant Ballës në çështjen e Toyota Yaris.

Pyetjes së gjyqtarit, deputeti Gazmend Bardhi i është përgjigjur se Basha nuk do ta tregojë burimin por se informacioni ishte i saktë.

Balla u shpreh se Basha duhet të dënohet për këtë shpifje si dhe theksoi se nuk ka asnjë lidhje me çështjen e Toyota Yaris.

"S’kam asnjë lidhje as me paratë e as me kriminelët. S’kam dhënë e s’jap garanci për asnjë delikuent. Prokuroria e Tiranës ka regjistruar procedim penal ndaj Bashës për tregtim të informacioneve sekrete", u shpreh Balla.

Bardhi u shpreh se kjo është e pavërtetë.

"Ndaj Bashës nuk ka asnjë procedim. Ai ka dhënë deklarime në Prokurori dhe ka treguar gjithçka di", tha ai.

Ndërkohë seanca e radhës mes të dy deputetëve është vendosur data 18 dhjetor.

 

Article Logic
Execution time: 0.0020990371704102