INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çështja “Xhafaj”, reagon për herë të parë kryeministri Rama: S’kemi qenë asnjëherë...[FOTO]

Çështja “Xhafaj”, reagon për herë të parë kryeministri Rama: S’kemi qenë asnjëherë...[FOTO]

Publikuar më: 18:34 15-05-2018

Pas akuzave të PD-së për ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj se ky i fundit mbron vëllain e tij Agron Xhafaj, pasi pretendohet se është i lidhur me trafikun e drogës, vjen reagimi i kryeministrit Edi Rama.

Kryeministri ndodhej sot në Paris për t’u takuar me presidentin francez, Emmanuel Macron, ndërkohë që Rama njofton se do të bëjë qëndrimin e tij publik për këtë çështje, nesër, në orën 11:00, përpara Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste.

“Jemi të gjithë njësoj?JO, s’kemi qenë asnjëherë të gjithë njësoj e s’do jemi kurrë njësoj!Nesër në 11.00 përpara Grupit Parlamentar, qëndrimi im për situatën e krijuar me Ministrin e Brendshëm dhe ecurinë e përpjekjes diplomatike drejt objektivit historik të çeljes së negociatave”, shkruan Rama.

ramaa.png

Article Logic
Execution time: 0.0032949447631836