INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çështja ‘Xhisiela’. Balla kallëzon në prokurori Palokën dhe Alibeajn

Çështja ‘Xhisiela’. Balla kallëzon në prokurori Palokën dhe Alibeajn

Publikuar më: 15:26 04-10-2018

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla disa ditë më parë ka depozituar pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë një kallëzimin penal ndaj kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, nënkomisar Emiljano Nuhut dhe gazetarit Basir Çollaku. Por nuk është mjaftuar me kaq. Sot Balla ka kallëzuar penalisht në Prokurorinë e Tiranës nënkryetarin e Kuvendit Edi Paloka dhe nënkryetarin e PD Enkelejd Alibeaj.

Në kallëzimin e tij Balla thotë se është përhapur informacion i pavërtetë në lidhje me të sa i takon ngjarjes së ndodhur në Komisariatin e Krujës lidhur me rastin e Xhisiela Malokut që u dhunua nga djali i deputetit të PS Rrahman Rraja.
Aliabeaj tha disa ditë më parë se Balla i ka kërkuar drejtorit të Policisë Ardi Veliu të fshijë provat që dëshmojnë se socialisti ka qenë atë natë në komisariat. Balla tashmë i akuzon zyrtarët e PD për "shpërdorim detyre" dhe "fyerje e kryer në bashkëpunim" me Lulzim Bashën.

kallezimi.jpg

Marrë nga: Newsbomb.al

http://www.newsbomb.al/s-ndalet-balla-kallezon-ne-prokurori-paloken-dhe-alibeajn-136640

 

Article Logic
Execution time: 0.0035550594329834