INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çështja ''Xhisiela'', Rexhep Rraja kërkon gjykim të shkurtuar

Çështja ''Xhisiela'', Rexhep Rraja kërkon gjykim të shkurtuar

Publikuar më: 11:16 27-11-2018

Rexhep Rrajën, djali i deputetit të PS-së Rrahman Rraja i akuzuar për dhunimin e Xhisiela Malokut ka kërkuar gjykim të shkurtuar. Gjykata e Krujës pranoi kërkesën e tij.
Në seancën e sotme ishte e pranishme dhe Xhisiela Maloku, e cila në këtë proces ka statusin e të dëmtuarës.
25-vjeçarja mësohet se ka deklaruar para gjyqtares Engjëllushe Tahiri se ka gënjyer për të gjithë kallëzimin e saj.
Në rast dënimi Rraja do përftojë ulje dënimi me 1/3. Seanca e rradhës gjyqësore do të mbahet me 4 dhjetor.
Në seancën e parë të procesit me 25 tetor, avokatët e Rrajës thanë se klienti i tyre nuk i pranon akuzat, teksa parashkruan kërkesën e tij për gjykim të shkurtuar, gjithnjë pa pranuar akuzën e përndjekjes.
Rexhep Rraja u arrestua në 30 shtator pasi ish-oficeri i policisë Emiljano Nuhu denoncoi në media kërcënimet sipas tij nga disa eksponentë të PS për të mbyllur denoncimin e Xhisiela Malokut.

Article Logic
Execution time: 0.0036790370941162