INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çështjet e mbetura pezull, Rama kokë më kokë me Tsipras në Kroaci

Çështjet e mbetura pezull, Rama kokë më kokë me Tsipras në Kroaci

Publikuar më: 11:38 12-04-2019

Dubrovniku bashkoi sot në një takim kokë më kokë kryeminstrin Edi Rama dhe homologun e tij grek Alexis Tsipras përpara fillimit të samitit të 8-të të vendeve të Europës qëndrore, asaj juglindore si dhe Kinës, të njohur si iniciativa 16+1.

Pritshmëritë nga ky takim janë të larta për rezultate pozitive mbi bisedimet që lidhen me integrimin e Shqipërisë në BE si dhe zgjidhjen e cështjeve të mbetura pezull mes Tiranës dhe Athinës, sidomos të kufirit detar. Pas samitit pritet të ketë dhe një deklaratë për media.

Ky takim vjen pas marrëdhënieve të tensionuara mes dy vendeve pas përshkallëzimit të ndjeshëm në vijim të deklaratës së kryeministrit grek në samitin e Bukureshtit i cili u shpreh pesimist për perspektivën europiane të vendit tonë, duke nënkuptuar kështu se Greqia nuk do ta mbështesë Shqipërinë si pasojë e disa veprimeve që cënojnë pronat e minoritetit grek.

Ndërkohë gjatë samitit në Bubrovnik, kryeministri Rama është takuar edhe me kryeministrin e Kinës Li Keciang në kuadër të bashkëpunimit në fushat ekonomike e tregtare midis dy vendeve. Kryeministri Li Keqiang konfirmoi heqjen e çdo barriere për importin e verës, mjaltit dhe vajit të ullirit shqiptar.

Article Logic
Execution time: 0.0037879943847656