INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë bëjnë prindërit pasi flenë fëmijët?! Ja sa prej tyre rrinë në rrjete sociale

Çfarë bëjnë prindërit pasi flenë fëmijët?! Ja sa prej tyre rrinë në rrjete sociale

Publikuar më: 10:35 18-04-2019

Jo vetëm të rinjtë, por së fundmi edhe prindërit janë bërë të fiksuar pas teknologjisë. Sapo flenë fëmijët, shumica e prindërve ulen për tu relaksuar dhe një pjesë e madhe prej tyre përdorin pajisjet elektronike.

Sipas një studimi të realizuar nga Universiteti Brigham në Shtetet e Bashkuara, shumica e prindërve shohin filma.
Përkatësisht 81% e nënave dhe 76% e baballarëve.

Studimi tregon se nënat shpenzojnë më shumë kohë se baballarët për të përdorur pajisjet elektronike. 71% e nënave hyjnë në rrjetet sociale, ndërsa 66% e tyre komunikojnë në telefon.

Ndryshe nga nënat, 60% e baballarëve hyjnë në rrjete sociale, si dhe 53% e tyre flasin në telefon.

Ndërkohë trendi për të luajtur video-lojra është i barabartë si tek nënat dhe baballarët. Sipas statistikave 35% e nënave dhe baballarëve luajnë video-lojëra për tu relaksuar.

Pavarësisht se pjesa më e madhe e prindërve i përdorin telefonat për të luajtur apo biseduar, 46% e tyre bëjnë dhe blerje online.

jeta_prinderore.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037951469421387