INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë bën Irina Shayk për të qënë aq në formë? E thotë vetë ajo

Çfarë bën Irina Shayk për të qënë aq në formë? E thotë vetë ajo

Publikuar më: 16:28 24-07-2017

Irina Shayk modelja dhe aktorja e famshme ruse njihet për bukurinë e saj të rrallë dhe për një trup me linja perfekte.

Në këtë artikull po ju sjellim sekretet e bukurisë së saj.

Sekretet e fytyrës:

Për fytyrën Irina përdor gjalpin natyral të kokosit, i cili e hidraton shumë mirë lëkurën, i jep asaj shkëlqim dhe e mbron nga infeksionet.

Gjithashtu çdo mëngjes modelja lan fytyrën me ujë të bollshëm të ftohtë, vendos kuba akulli në fytyrë dhe aplikon vazhdimisht maskën me kastravec.

Bukuroshja thotë në një intervistë të dhënë për mediet e huaja: “Këto trajtime unë i kam mësuar nga mamaja ime, e cila aplikonte metoda natyrale për tu kujdesur për lëkurën, pasi nuk kishte para për të blerë kremra të shtrenjta”

Sekretet e trupit:

Pavarësisht trupit të mrekullueshëm që Irinës i ka falur natyra, ajo kujdeset shumë për veten, ushqehet në mënyrë të shëndetshme dhe merret në mënyrë periodike me sport. 3-4 herë në javë Irina merret me pilates dhe boks.

Në lidhje me dietat ajo thotë: “Unë nuk besoj te dietat, por sigurisht unë e kontrolloj veten në ushqim, duke eliminuar ushqimet e dëmshme. Për shembull në vend të kafes unë konsumoj lëngje të gjelbra nga selinoja dhe majdanozi”.

Teknikat e makijazhit:

Irina zakonisht është shumë natyrale edhe në makijazh. Ajo thekson vetullat, mollëzat bronze dhe thekson buzët me nuanca të plota natyrale ose me shkëlqim.

Për sytë ajo parapëlqen ‘smokey eyes’ në tonet e kafes, të cilat i shkojnë më së miri me ngjyrën e saj të lëkurës dhe të syve.

Article Logic
Execution time: 0.0027658939361572