Rezart Veleshnja është padyshim një nga aktorët më të preferuar të humorit. Rolet e tij në 'Portokalli' pëlqehen shumë nga publiku shqiptar. Ai është shumë aktiv në rrjetet e tij sociale ku poston foto dhe video të ndryshme si nga jeta profesionale po ashtu dhe nga ajo private.
Veleshnja ka folur mbi rolet e tij tek “Portokalli” dhe ka zbuluar se roli më i dobët që ka luajtur ndonjëherë ka qenë ai i spiunit dhe nga ky rol ka rrezikuar ta heqin nga “Portokallia”. “Roli më i dobët ka qenë spiuni. Roli më i lodhur që kam bërë, nuk e di si nuk më hoqën atëherë nga Portokallia, shpëtova, ky është fat që shpëtova”, ka treguar aktori.