Një nga çiftet që bënë më shumë lajm gjatë këtij viti ishte Elgit Doda dhe Klea Huta. Fillimisht i mohuan thashethemet lart e poshtë, por tashmë ata dalin hapur duke iu gëzuar dashurisë së tyre . Në fakt kanë të drejtë, pasi janë një çift perfekt. Elgiti ka festuar ditëlindjen dhe Klea nuk mund të mos ia thonte disa fjalë të ëmbla të dala nga zemra.
“Faleminderit që ekziston!”- ia ka uruar Klea ditëlindjen partnerit të saj të zemrës në Instagram dhe menjëherë kanë vërshuar komentet pozitive për të dy. Por në qindra komente, vëmendjen na i mori përgjigja e Elgitit i cili me anë të emojit ka treguar se Klea është princesha e tij.