Për muaj me rradhë u munduan ta mbanin të fshehtë dhe ia dolën, por sapo çdo gjë u bë publike, Klea Huta dhe Elgit Doda u kthyen në një prej çifteve më të preferuar për publikun shqiptar. Ata nuk ndalen së treguari dashurinë njëri-tjetrit dhe postojnë shpesh foto e video së bashku ku duken si dy zogj të dashuruar.
Mjafton të shohim foton e fundit të postuar nga Klea në Instagram dhe ato fjalë që thamë pak më lart, marrin më shumë kuptim.
Çifti në fjalë kanë udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës para pak javësh ku Klea ka realizuar disa intervista me personazhe të famshëm shqiptarë dhe siç duket ka pozuar për fotografin e mirënjohur shqiptar Fadil Berisha së bashku me partnerin e saj. Një foto sa artistike po aq edhe e bukur, ku janë kombinuar të dy me të bardha.
Elgiti me një vështrim serioz, ndërsa Klea shumë seksi me këmishë të zbërthyer nga ku dallohet se nuk ka reçipeta.
Veç 20′”, shkruan Klea në përshkrimin e fotos, foto në të cilën ka marrë shumë komente pozitive.