Artistja e njohur shqiptare, Ronela Hajati u shpalll fituesja e Festivalit të 60-të në RTSH.
Ronela me “Sekret” do të përfaqësojë Shqipërinë në kompeticionin më të madh muzikor në Europë, në “Eurovision”.
Në vend të dytë u rendit këngëtari Alban Ramosaj me “Theje”.
Mirëpo, duket se pavarësisht se kënga e saj u shpall fituese, ka njerëz të botës së muzikës që mendojnë se Ronela nuk e ka merituar çmimin e parë.
Një ndër to, është edhe këngëtari Stefi Prifti, i cili ka shprehur hapur irritimin e tij më anë të një statusi në rrjetin tij social Facebook, ku shkruan:
“Cfarë degradimi…
Ky është teksti i këngës fituese të festivalit të 60-të i RTSH-ës, fituar nga Ronela Hajati.
Jepni mendimin tuaj. #shperndaje
Nuk e di, si për tjetrën m’ke lon
Edhe sot un po du me ta thon
Edhe një, edhe dy
Një, dy, tre, ta marrsha
(Ta marrsha, ta marrsha)
(Ta marrsha, ta marrsha)
(Ta marrsha, ta marrsha)
(Ta marrsha, ta marrsha)
Ma ke bo jetën si lojna, avion
Ma ka lon, ma ka lon
Nuk di nji tjetër, se pishmon
Ma ka lon, ma ka lon…
Sa mire qe e lexuam kete tekst kaq te bukur..!
Bravo juria e festivalit“