Fundja të gjithë kemi dëshirat tona të fshehta që do donim që partneri t’i dinte pa na pyetur…
Dashi
Për dashin e paduruar që do gjithçka, dhe e do në moment, seksi në publik e çmend komplet. Herës tjetër që jeni në një restorant ose avion ftojeni fshehurazi në tualet…
Demi
Demit i pëlqen të jetë një rrëmujë e vërtetë në shtrat. Si një shenjë toke që janë, ju pëlqen të “ndoten” pak. Mos u çudisni nëse sjellin në shtrat çokollatë, mjaltë apo fillojnë të ekperimentojnë me sende të tjera…
Binjakët
Ata njihen si komunikues të mirë dhe ju pëlqen të flasin shumë. Madje stimulohen më shumë me mendje se çdo pjesë tjetër të trupit. Mos kini frikë t’iu flisni pistë!
Gaforrja
Si një shenjë e ndjeshme dhe familjare që janë, gaforreve ju pëlqen të jenë nën “kujdesin” e të tjerëve sidomos familjes së tyre. Gaforret janë gjithashtu edhe akorë shumë të mirë, kështuqë lejojuni një rol në shtrat që vetëm ata dinë si ta aktrojnë…
Luani
Luanëve ju pëlqen natyra dhe ambientet e hapura, kështuqë herës tjetëi organizoni diçka të veçantë për ta në një barkë, në tarracën e një pallati apo diku në pyll…
Virgjëresha
Virgjëreshat janë kaq perfekte në jetën e përditshme dhe kaq paragjykuese për të tjerët sa kur vjen puna tek ta nuk pranojnë asgjë dhe asnjë kritikë. Megjithatë në shtrat ndodh e kundërta… Ata, si të thuash, duan të ndihen të poshtëruar…
Peshorja
Çdo shenjë lidhet më një pjesë specifike të trupit, për peshoren janë të pasmet. Kështuqë nëse mendoni t’i jepni ndonjë shuplakë, mos hezitoni….
Akrepi
Nuk ka asgjë në shtrat që Akrepët nuk duan ta provojnë, kështuqë përdorni shumë imagjinatën. Ajo që kërkojnë më së shumti në shtrat janë lojrat e mendjes…
Shigjetari
Kur vjen puna tek shigjetarët, ata nuk janë shumë seriozë në seks, madje preferojnë ta krahasojnë atë me një lojë sporti, ku partneri i tyre është pjesë e skuadrës. Kështuqë të fitoni lojën, mos u dorëzoni lehtë…
Bricjapi
Ata njihen si shenja më e vetëpërmbajtur e zodiakut, por kur bëhet fjalë për seksin, shfrenohen komplet. Ata adhurojnë të jenë dominues mbi partnerin dhe të provojnë pozicione të ndryshme.
Ujori
Ujori është një ndjekës i mirë i gjërave të reja, të ndryshme dhe të pazakonta. Kurioziteti I madh që kanë për teknologjinë i bën ata edhe më të dhënë mbas lojrave seksuale në shtrat. Ndoshta ka ardhur koha të drejtoheni nga një dyqan me lodra erotike…
Peshqit
Fantazia luan një rol thelbësor në jetën private të kësaj shenje. Ata kërkojnë të jenë krijues në shtrat dhe e adhurojnë seksin dhe shpesh eshohin aktin e të bërit dashuri si një art më vete. Çdo gjë e pazakontë dhe aggressive do i çmendte komplet ata…