INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë diskutuan para fillimit të Samitit të Sofjes Vuçiç e Thaçi?

Çfarë diskutuan para fillimit të Samitit të Sofjes Vuçiç e Thaçi?

Publikuar më: 10:25 17-05-2018
Para fillimit të Samitit të Sofjes ku janë mbledhur liderë të 28 shteteve anëtare të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, Thaçi e Vuçiç shihen të kenë pasur një bisedë të përbashkët me presidentin e BE-së, Donald Tusk dhe komisionerit për Zgjerim Jahannes Hahn.
Presidenti Thaçi, i cili udhëheq delegacionin kosovar, dje ka zhvilluar një takim të përbashkët me presidentin serb dhe përfaqësuesen e politikës së Jashtme Mogherini. Disa fjalë janë shkëmbyer mes tyre para nisjes së këtij takimi të rëndësishëm. 
 
 “U pajtuam që faza përfundimtare e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë të fillojë në një të ardhme të afërt, me një mbështetje unike të BE-së, SHBA-së dhe aktorëve tjerë” ka thënë Thaçi.
 
Sipas presidentit të Kosovës, ky takim, është dëshmi e përkushtimit të Kosovës për dialog dhe fqinjësi të mirë
Bashkimi Evropian dhe shtetet e Ballkanit Perëndimor e kanë kondensuar Samitin e Sofjes në një deklaratë të përbashkët trembëdhjetë pikëshe, përmes të cilës tregojnë përkushtim dhe vendosmëri për ta parë bashkë të ardhmen.Pjesëmarrës në Samitin e Sofjes janë krerët e vendeve anëtare dhe të Bashkimit Evropian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.
 
 
 
 disk.jpg
 
Article Logic
Execution time: 0.0023150444030762