Shkëlzen Berisha dhe Armina Mevlani janë një prej çifte më të komentuar dhe më të pëlqyer prej publikut shqiptar.
Së fundmi, Shkëlzeni ka hapur një llogari të re në emrin e tij, ku publikon shpesh foto nga përditshmëria. Pak më parë, ai mori vëmendjen e të gjithëve teksa postoi në profil një foto me Arminën, ku shfaqej duke i puthur dorën, teksa ajo e përqafonte nga pas.
"Më shumë se fjalët", shkroi Shkëlzeni në foton e tyre, e cila menjëherë mori shumë komente nga ndjekësit të cilët komplimentonin çiftin.