Pas betimit në detyrën e tij të re si President i Republikës në Kuvend, Ilir Meta, do të vijojë axhendën e tij në Presidencë.
Ish-kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim do të mbërrijë në Presidencë rreth orës 19:15, ku do të bëhet dhe takimi i kortezisë mes Metës dhe ish-Presidentit Bujar Nishani në zyrën e Presidentit.
Çerek ore më vonë, Presidenti i Republikës Bujar Nishani bashkë me Ilir Metën, dalin nga zyra e drejtohen drejt hyrjes kryesore të Presidencës, ku dy Presidentët do të zënë vend në krye të shkallëve shoqëruar nga Drejtori i Protokollit të Shtetit.