E dashura e këngëtarit Ledri Vula ka vendosur që t’ju përgjigjet fansave duke i lejuar të bëjnë pyetje nga më të ndryshmet. Ajo ka rrëfyer pothuajse çdo gjë për veten, zakonet e saj, si dhe për situatën e krijuar në botë prej Coronavirus.
Por një pyetje e fundit e bërë nga një fans është ajo ka marrë dhe përgjigjen më të veçantë.
Dikush e ka pyetur Sarën se si do të reagonte nëse do të tradhtohej nga partneri dhe ajo është përgjigjur thjesht: “Mos e provofsha”, por në sfond të përgjigjes ka vendosur një foto me një tufë armësh të ftohta, që nga thikat e e deri tek mjetet e torturës.
Sara na ka treguar kështu se nuk do të kishte një ndarje paqësore mes saj dhe Ledrit nëse ky i fundit e tradhton.