INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë do donte të bënte ndryshe gjatë qëndrimit në Big Brother?! Donaldi përgjigjet TROÇ!

Çfarë do donte të bënte ndryshe gjatë qëndrimit në Big Brother?! Donaldi përgjigjet TROÇ!

Publikuar më: 12:30 02-05-2022

Aktori i njohur i humorit, Donald Veshaj, ka dhënë sot intervistën e tij të parë që nga dalja nga shtëpia e “Big Brother VIP”. Ai foli për eksperiencën në këtë reality shoë dhe zbuloi nëse do të bënte diçka ndryshe.

Tani që kanë kaluar disa muaj, ka një lloj normaliteti? Si ndihesh ti vetë?

-Pa dyshim që po. Ka filluar të më kapë rutina e përditshme. Kur dola në fillim isha çik rrëmujë. Nuk dija kë të takoja, kisha shumë për të takuar. Nuk kam dalë nëpër intervista, nuk kam folur për askënd.

Më është dukur si një lloj vëmendje që kanë dashur të marrin. Nëse ti ke diçka për t’i thënë dikujt, gjej numrin e telefonit, takoje dhe thuaja. Më duket shumë për të folur në media. Një lloj zhurme me provokime, që ty të nxjerr keq.

Tani që e sheh më ndryshe, si e vlerëson rrugëtimin tënd në “Big Brother VIP”?

-Si eksperiencë shumë e veçantë në llojin e vet.

Do bëje diçka ndryshe?

-Po. Ka gjëra që do ti kisha bërë ndryshe. Por formati është i tillë, kur je i vëzhguar 24 orë në 24 orë. Çdo njeri gabon. Është një eksperiencë shumë e fortë. Kam dhënë maksimumin dhe kam marrë maksimumin.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036540031433105