INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë do ndodhë me mandatin e 3 zyrtarëve? KQZ shqyrton kërkesën e Prokurorisë

Çfarë do ndodhë me mandatin e 3 zyrtarëve? KQZ shqyrton kërkesën e Prokurorisë

Publikuar më: 11:45 27-12-2016

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve do të vendosë këtë të martë për “fatin” e mandateve të dy deputetëve si dhe kryebashkiakut të Kavajës Elvis Roshi. Në mbledhjen, e cila ishte paralajmëruar një ditë më parë nga KQZ, ka nisur diskutimi mbi të dhënat e Prokurorisë ëopr këto tre raste, por ajo që ka theksuar kreu i KQZ që në fillim ka qënë se ky institucion nuk është Gjykatë.
Denar Biba:
“KQZ për herë të parë në këto kushte. Ne nuk jemi gjykatë. Shpresoj të kemi një process sa më korrekt”.
Përfaqësuesi ligjor i opozitës në organin zgjedhor Gazmend Bardhi materialet nuk kanë pse të diskutohen, pasi ato janë hetuar nga Prokuroria e Përgjithshme. Ndërsa për rastin e kryebashkiakut të Kavajës Elvis Roshi, Gazmend Bardhi tha se ligji i Dekriminalizimit e ndalon atë përjetë të jetë në institucionet publike.  
Gazmend Bardhi:
“Për ne KQZ sot të vendosë shkarkimin e Roshit”.

Article Logic
Execution time: 0.0048370361328125