INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjykata e 'blinduar' e Shkodrës jep vendimin për Bardh Spahinë

Gjykata e 'blinduar' e Shkodrës jep vendimin për Bardh Spahinë

Publikuar më: 08:31 22-06-2019

Gjykata e Shkodrës ka dhënë vendimin për ish-deputetin e PD, Bardh Spahia që akuzohet për dhunën në një KZAZ të qytetit, tre ditë më parë. Bardh Spahia ka lënë ambientet e izolimit pasi për të gjykata vendosi “arrest shtëpie”.

Masa e sigurisë për ish-deputetin u dha në një ambient të blinduar nga policia. Nga kafazi i të pandehurit në Gjykatën e Shkodrës, ish-deputeti i PD-së, Bardh Spahia ka deklaruar se arrestimi i tij është politik, teksa tha se kishte shkuar në KZAZ nr.3 për të qetësuar situatën.
"Po bëj një parantezë se jemi përballë një përplasje të fortë politike dhe sociale. Protestuesit kanë vepruar sepse nuk mund të lejojnë që të lejojnë që të uzurpojnë një objekt publik në Bashkinë e Shkodrës nga ana e policisë dhe njerëzve të paautorizuar. Morëm informacion se kishte tension, u drejtuam atje për të qetësuar situatën. Materialet ndodheshin në një ambient të pambrojtur dhe të paautorizuar. Arrestimi im ka prapaskenë politike", u shpreh Spahia.
Në Shkodër, në përkrahje të ish-deputetit ishin dhe kolëgë të tij, si Ervin Salianji, Flamur Noka, Grida Duma etj.

Spahia akuzohej për veprat penale "Kundërshtim i punonjësve të rendit publik", "Goditje për shkak të detyrës", Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të Rendit", "Shkatërrimi i pronës me zjarr", “Prishja e qetësisë publike" dhe "Dëmtim me dashje i materialeve zgjedhore".

gjykata_e_blinduar.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035638809204102