INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë do të ndodhë me iPhone-n e ri? Ja 12 risi që do ju pëlqejnë

Çfarë do të ndodhë me iPhone-n e ri? Ja 12 risi që do ju pëlqejnë

Publikuar më: 15:04 27-08-2017

Sistemi më i ri i operimit i Apple, për iPhone dhe iPad do të dalë këtë vjeshtë. Apple vetë e quan “një hap gjigand për iPhone” dhe një “kërcim monumental për iPad”.

12 gjëra që të gjithëve do të na “mrekullojnë”, me daljen e sistemit të ri për iPhone dhe iPad:

1. Live Photos do të jetë shumë më mirë

Tani mund t’i shndërroni fotot e tuaja Live në GIFS, që mund t’i bëni të kërcejnë sa para mbrapa. Gjithashtu, më në fund mund të zgjidhni se cilën fotografi të ndalur nga Live Photo mund të ruani si imazhin kryesor, duke e bërë më të kollajtë zgjedhjen e momentit të përsosur për ta ndarë në mediat sociale.

2. Do të mund të ruani shumë më tepër foto dhe video në telefonin tuaj

Apple po ndryshon formatin e kompresimit në iOS 11, gjë që mund t’ju lejojë të ruani shumë më tepër fotografi dhe video në celularin tuaj. Apple thotë se do të mund të ruani dy herë më shumë foto dhe video, në krahasim me sot.

3. App Store do të pësojë një zbukurim të madh

Më në fund, Apple po sjell tek App Store ndryshimet që i ka bërë tashmë për Music dhe News. Jo vetëm që App Store do të jetë më i pastër, me tekst më të qartë dhe më të fortë, por është ndryshuar edhe organizimi. Tani të gjithë do të kenë një tabelë “Today” të personalizuar, për të theksuar aplikacione dhe lojëra unike. Dhe meqë ra fjala tek lojërat, Apple më në fund i ka dedikuar një tabelë të App Store lojërave, gjë që do ta bëjë shumë më të kollajtë gjetjen e lojërave të reja apo atyre të spikatura.

4. Applikacioni Messages po pastrohet

Një rrëmujë e vërtetë u duk kur Apple i shtoi edhe “sirtarin” e aplikacioneve tek Messages. Papritur mund të shtonit sticker-a, GIFS dhe gjithfarësoj butonash në mesazhe, por të gjithë opsionet e reja nuk ishin të kollajta të gjendeshin. Apple e ka ribërë aplikacionin për iOS11, duke e bërë shumë më të kollajtë kërkimin dhe gjetjen e sticker-ave dhe emoji-ve të shumta në dispozicionin tuaj.

5. SIRI tingëllon shumë më natyral dhe tani mund të të përkthejë

Apple thotë se Siri do të jetë shumë më i avancuar përmes mësimit të makinerisë dhe inteligjencës artificiale – nuk është e qartë nëse këto ndryshime do e bëjnë SIRI-n më të kollajtë në përdorim, por të paktën Apple e ka bërë SIRI-n të tingëllojë më pak si robot dhe më shumë natyral, pak si asistenti Alexa i Amazone. Dhe Apple po teston gjithashtu një karateristikë interesante përkthimi tek Siri, ku nëse i kërkoni që të përkthejë një frazë të caktuar në një tjetër gjuhë, si në atë kineze apo italiane, Siri do ju flasë në gjuhën e kërkuar.

6. Tastiera e iPhone po bëhet më e mençur

Një tipar karakteristik i Google Now po vjen në ekosistemin e iOS: Kur shkruani në iOS11, tastiera do ju sugjerojë fjalë që mund të keni shkruajtur kohët e fundit në telefonin tuaj – edhe në aplikacione të tjera, si Messages apo Safari. Kështu, kur një mik ju dërgon me tekst emrin e një restoranti, ai mund të jetë një prej sugjerimeve të para kur filloni të kërkoni për atë restorant në internet. Gjithashtu do të mund ta përdorni tastierën me një dorë – thjeshtë zgjidhni tastën e emoji dhe përzgjidhni shtypjen me një dorë, për t’i afruar të gjithë tastat më pranë gishtit tuaj të madh.

7. Apple më në fund po ju lejon të menaxhoni Control Center

Control Center ishte ndoshta karakteristika më e dobishme e iOS 7, nxjerrë në vitin 2013. Duke e ulur nga pjesa e poshtme e ekranit tuaj, mund të kishit qasje në një sërë butonash. Katër vjet më vonë, do të jeni në gjendje të zgjidhni se cilët butona dhe shkurtesa të vendosni aty.

8. “Notifications” është duke u thjeshtësuar

Në iOS 11, të gjithë njoftimet tuaja – të fundit dhe ato që nuk i keni parë – janë në një vend, pa tabela të ndryshme. Thjeshtë uleni nga pjesa e sipërme e ekranit për t’i parë të gjitha njëkohësisht.

9. Ka një risi që në fakt mund t’ju shpëtojë jetën

Shpërqëndrimi në timon është një problem real dhe nganjëherë vdekjeprurës. Apple ka shtuar një karakteristikë të zgjuar që e kthen në gjendjen “Mos më shqetëso” kur celulari juaj është në makinë, për të fshehur njoftime, mesazhe, telefonata dhe aplikacione të tjera kur jeni duke ngarë makinën. Madje mund edhe të njoftojë njerëzit që ju po ngisni makinën dhe do i kontaktoni shumë shpejt.

10. Apple Maps është përmirësuar, për brenda dhe jashtë

Apple po shton harta të brendshme për qindra aeroporte dhe qendra tregtare përreth botës, duke e bërë shumë më të kollajtë lëvizjen. Apple ka shtuar edhe saktësinë për drejtimet kthesë-pas-kthese.

11. Kutia e volumit do ju hiqet qafe

Kur ju ulni ose ngrini volumin në iPhone apo iPad, në ekran shfaqet kutia e volumit. Eshtë pak e bezdisshme, kështu që Apple do ta heqë fare dhe tani vetëm një vijë do të shfaqet në krye të ekranit.

12. Mund të ndani në çast fjalëkalimet e Wifi

Shumë shpejt, nuk do të keni më nevojë të ndani fjalëkalimin e Wifi duke e shkruar në një copë letër e ta fusni në një sirtar diku. Në iOS 11, nëse ju duhet fjalëkalimi për një rrjet të caktuar, thjesht gjeni dikë që po e përdor tashmë dhe mbajeni celularin tuaj pranë të tyrit, për ta transferuar fjalëkalimin në moment.

Article Logic
Execution time: 0.0037550926208496